DHL  Logo

Kushtet e përdorimit të "On Demand Delivery" të DHL Express

1. Çfarë është On Demand Delivery?

1.1 DHL International (Albania) Ltd (“DHL”) ju jep mundësinë, si marrës i një dërgese nga DHL Express, të zgjidhni një opsion dorëzimi për dërgesën tuaj. DHL ofron mundësinë e përzgjedhjes së këtyre preferencave “On Demand Delivery” ose “ODD” dhe bashkërisht “Shërbimet ODD”. Ju mund të zgjidhni opsionin tuaj të preferuar duke hyrë në Faqen e Internetit të DHL Express ose duke përdorur aplikacionin DHL Express (“Aplikacioni”) (apo “Faqja internetit”);

1.2 Disa shërbime të caktuara të ODD-së mund të jenë me pagesë. Çdo tarifë e zbatueshme do të përmendet qartësisht gjatë procesit të zgjedhjes së shërbimeve përkatëse të ODD-së.

1.3 Ju mund të specifikoni preferencat e përgjithshme për dërgesa në të ardhmen, si edhe mënyrën me të cilën preferoni të kontaktoheni nga DHL për dërgesa në të ardhmen, duke u regjistruar në Faqen e Internetit. Kushtet përkatëse janë në pikat 9, 10 dhe 11 në vijim.

1.4 Nëse nuk regjistroheni në Faqen e Internetit, DHL do t'ju dërgojë njoftime të dërgesave të menjëhershme duke përdorur të dhënat e kontaktit të vëna në dispozicion nga dërguesi i dërgesës përkatëse (“Dërguesi”) DHL nuk mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të kontaktit të vëna në dispozicion nga dërguesi.

2. Cilat janë kushtet e përdorimit?

Këto kushte përdorimi ("Kushtet") zbatohen për përdorimin e Faqes së Internetit  dhe të Shërbimeve ODD të aksesueshme nga aty. Përdorimi i shërbimeve specifike të ODD-së i nënshtrohet klauzolave 15-25 siç përcaktohet më poshtë. Të gjitha shërbimet e transportit të ofruara nga DHL, duke përfshirë çdo Shërbim të ODD-së që zgjidhni, rregullohen nga Termat dhe Kushtet e Transportit e Përgjithshme të Transportit të pranuara me dërguesin, sipas këtyre kushteve. Faqja e Internetit mund të përfshijë përmbajtje ose funksionalitete nga palë të treta. DHL nuk mban përgjegjësi për këto përmbajtje dhe funksionalitete dhe për disponueshmërinë e tyre, të cilat rregullohen nga versioni aktual i kushteve kontraktuale të ofruesit përkatës.

3. Përdorimi i Faqes së Internetit

3.1 Ju jeni përgjegjës për përdorimin e Faqes së Internetit në përputhje me këto Kushte, në mënyrë të ligjshme dhe në mirëbesim, duke mos shkaktuar asnjë dëmtim apo lëndim të asnjë lloji (përfshirë dëmtim të reputacionit) ndaj DHL-së apo ndonjë pale të tretë, si edhe për saktësinë, plotësinë dhe vërtetësinë e të dhënave dhe informacioneve që i jepni DHL-së nëpërmjet Faqes së Internetit. Nuk duhet ta përdorni Faqen e Internetit dhe/ose Shërbimet e ODD-së në një mënyrë që cenon ligjin në fuqi apo këto Kushte.

3.2 Përveç rasteve kur specifikohet ndryshe në Faqen e Internetit, të gjitha të dhënat, dokumentet dhe informacionet e tjera do të shpërndahen elektronikisht nëpërmjet Faqes së Internetit. Ju i jepni DHL-së të drejtën që të përdorë të gjitha të dhënat, dokumentet dhe informacionet e tjera për qëllimet e specifikuara në Faqen e Internetit dhe në lidhje me Shërbimet specifike të ODD-së.

4. Pronësia intelektuale

4.1 Të gjitha tekstet, grafikët, ndërfaqet e përdoruesit, bazat e të dhënave, markat tregtare, logot dhe kodet kompjuterike (“Përmbajtja”), duke përfshirë ndër të tjera dizajnin, strukturën, përzgjedhjen, shprehjen, “dukjen dhe ndjesinë” dhe rregullimin e një Përmbajtjeje të tillë në Faqen e Internetit, janë në pronësi, ose të licencuara nga DHL dhe mbrohen nga ligjet për të drejtat e autorit dhe markat tregtare dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale. Me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në këto Kushte ose në Kushtet e ODD-së, asnjë Përmbajtje nuk mund të kopjohet, të vidhet, të modifikohet, të riprodhohet, të ripublikohet, të ngarkohet, të transmetohet ose të shpërndahet, tërësisht ose pjesërisht, në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo kompjuteri, serveri, faqeje tjetër interneti ose mjedisi tjetër për publikim ose shpërndarje, pa pëlqimin paraprak me shkrim të DHL-së.

4.2 Për shembull, por pa u kufizuar në këto të fundit, ju nuk duhet të përpiqeni ose nuk duhet të autorizoni apo lejoni të tjerët që të:  

a) krijojnë një produkt të ngjashëm, zbërthejnë, çmontojnë ose përpiqen të gjejnë formën ose strukturën e kodit burimor të Faqes së Internetit; 

b) ofrojnë për shitje, tregtojnë, shpërndajnë, nënlicencojnë, transferojnë, ndajnë, ndajnë bashkëpronësinë, shesin/rishesin, marrin me qira, japin me qira,  japin interes sigurues, ose përdorin për shërbime zyre ose shërbime kompjuterike, Faqen e Internetit tërësisht ose pjesërisht, dhe as nuk mund të shfrytëzojnë në asnjë mënyrë komercialisht përmbajtjen ose të dhënat e marra nga përdorimi i Faqes së Internetit.

5. Disponueshmëria e Faqes së Internetit

DHL do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që Faqja të jetë e disponueshme 365 ditë në vit, me përjashtim gjatë periudhave të planifikuara të mirëmbajtjes. Faqja e Internetit konsiderohet e disponueshme për sa kohë  mund të aksesohen shërbimet e ODD-së në lidhje me dërgesat individuale dhe përdoruesit e regjistruar, mund të hyjnë në llogarinë e tyre. DHL-ja nuk jep garanci specifike në lidhje me vazhdimësinë e operimit të Faqes së Internetit, apo nivelet e kushteve të shërbimit për identifikimin apo zgjidhjen e problemeve të raportuara.

6. Siguria e IT-së

6.1 DHL garanton ruajtjen e masave të duhura të sigurisë në përputhje me Organizatën Ndërkombëtare të Standardeve ISO 27001/2013. Kjo përbën detyrimin e plotë të DHL-së për sigurinë e informacionit dhe të dhënat në lidhje me përdorimin tuaj të Faqes.

6.2 Është përgjegjësi e juaja të merrni masat e duhura për të garantuar sigurinë e sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve (ose në rastin e përdorimit të aplikacionit, siguria e celularit apo tabletit tuaj) si edhe integritetin dhe konfidencialitetin e të dhënave tuaja.

6.3 Ju nuk duhet të tentoni ose të lejoni që nga ju ose palë të treta të:

a) përfitohet akses i paautorizuar në informacione dhe të dhëna, që nuk ju/i përkasin apo nuk duhet të përdoren nga ju/ata, ose të përdoret informacion dhe të dhëna të palëve të treta pa autorizim.

b) kryeni teste sigurie (p.sh testimi i ndjeshmërisë së sigurisë), teste të performancës(p.sh testimi i ngarkesës), testime në kushte stresi apo testime të ngjashme në Faqen e Internetit;

c) përdorni sisteme dhe/ose softuerë të automatizuar (duke përfshirë, robotët e rrjetit, merimangat, botët e kërkimit, pajisjet e ngulura të shfletuesit, përmirësime, shtesa ose mjete apo procese të tjera teknologjike), për të aksesuar, mbledhur të dhëna automatikisht apo modifikuar faqen e internetit apo për të kopjuar, shtuar, shkarkuar apo marrë përmbajtje nga Faqja e Internetit;

d) ndërhyni duke, modifikuar, çaktivizuar, penguar ose dëmtuar aksesueshmërinë e ndonjë veçorie, funksionaliteti apo kontrolli sigurie në Faqen e Internetit; 

e) mposhtni, shmangni, kaloni, hiqni, çaktivizoni ose anashkaloni ndryshe çdo mekanizëm mbrojtës për faqen e internetit;

f) të vendosni viruse, trojanë, krimba kompjuterik, bomba logjike ose materiale të tjera të dëmshme nga ana teknologjike ose me qëllim të keq ose të kryejë sulme (të shpërndara) të mohimit të shërbimit ose sulme të tjera kibernetike; 

g) sigurohet (p.sh. me anë të mashtrimeve ose keqinformimit (social) dhe të përdorni ose vendosni kredencialet e përdoruesve, si emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, informacionet e kartës së kreditit;

h) përfshihen në spiunazh industrial për të marrë të dhëna dhe/ose informacion (veçanërisht të dhëna dhe/ose informacione që përfaqësojnë sekretet tregtare ose të biznesit) duke përdorur ndonjë nga veprimet e mësipërme.  

6.4 Ju nuk do të lejoni palët e treta të integrojnë Shërbimet e ODD-së dhe/ose Faqes së Internetit në Sisteme IT ose të operojnë Sistemet e IT-së në një mënyrë që palët e treta ose sistemet/softuerët e automatizuar të kenë akses të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të pasigurt ose të paautorizuar në Faqen e Internetit.  

7. Përgjegjësia dhe Pretendimet

7.1 Asnjë informacion i marrë nëpërmjet Faqes së Internetit nuk duhet të krijojë garanci që nuk është deklaruar shprehimisht nga DHL në këto Kushte. 

7.2 Në masën e lejuar me ligj, DHL-ja, filialet apo agjentët e saj në asnjë rast nuk janë përgjegjës për çdo dëmtim të rastësishëm, të tërthortë, të marrë si shembull, ndëshkues dhe pasues, fitime të humbura, gjoba, tarifa ose dëme që vijë si pasojë e humbjes së të dhënave, ndërprerjes së biznesit ose nga përdorimi apo pamundësia për të përdorur Faqen e Internetit dhe shërbimet e ODD-së, pavarësisht nëse bazohen në garanci, kontratë, dëmshpërblim, shkelje ligji ose ndonjë teori tjetër ligjore, dhe nëse DHL-ja këshillohet ose jo për të njëjtën mundësi. Pa u kufizuar nga sa më sipër, në masën e lejuar nga ligji në fuqi, në asnjë rast përgjegjësia totale e DHL-së për çdo dëmtim (të drejtpërdrejtë ose jo) ose humbje, pavarësisht formës së padisë ose pretendimit, qoftë në kontratë, dëmshpërblim apo mënyrë tjetër, nuk do të kalojë 100 euro për rast.

7.3 Çdo pretendim në lidhje me funksionimin e Faqes së Internetit duhet bërë me shkrim, brenda një periudhe 14 ditore (katërmbëdhjetë) pas ndodhjes së anomalisë dhe/ose keqfunksionimit.

8. Rrethanat që nuk kontrollohen nga DHL-ja

8.1 DHL-ja nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm të shkaktuar rastësisht apo në rrethana jashtë kontrollit të DHL-së në mënyrë të arsyeshme, duke përfshirë forcën madhore, respektimin e çdo akti të ndonjë autoriteti qeveritar ose tjetër, luftën ose emergjencën kombëtare, protestat, trazirat civile, aktet e terrorizmit, piraterinë, kushtet ekstreme të motit (si stuhitë ose përmbytjet), shpërthime, zjarrin, aktet kriminale, çdo kërcënim ose sulm të lidhur me sigurinë e informacionit (p.sh. nëpërmjet viruseve kompjuterike, sulmeve me anë të botëve ose sulmeve të tjera kibernetike), përdorimin e mjeteve softuerike nga ju apo aplikacioneve që nuk janë shkarkuar nga Faqja e Internetit (ose faqe të tjera të autorizuara nga DHL-ja) ose të papërditësuara, ndërprerjeve të energjisë, problemeve në konfigurim ose keqfunksionime të stacionit tuaj të punës ose lidhjes së internetit, të dhëna ose informacione të pasakta të dhëna nga ju, epidemi, pandemi, mbyllje, greva dhe mosmarrëveshje të tjera industriale (në secilin rast nëse prekin apo jo fuqinë punëtore të DHL ose nënkontraktorëve), mungesa e fuqisë punëtore, materialeve dhe shërbimeve dhe pamundësia ose vonesa në marrjen e furnizimeve, dështimi ose kufizimi i performancës së rrjeteve të komunikimit dhe metodave operatorëve të tjerë.

8.2 DHL-ja duhet të përdorë të gjitha mënyrat e disponueshme për të zbutur efektet e këtyre rrethanave në performancën dhe/ose disponueshmërinë e Faqes së Internetit dhe/ose shërbimet e ODD-së. Për të shmangur dyshimet, mbyllja e Faqes së Internetit ose shërbimeve të ODD-së për shkak të një ngjarje të lidhur me sigurinë e informacionit ose një sulmi kibernetik do të konsiderohet gjithmonë si një veprim zbutës.

9. Kushtet e zbatueshme për përdorimin e Faqes së Internetit si përdorues i regjistruar

9.1 Regjistrimi në Faqen e Internetit është falas. Nuk është e nevojshme të regjistroheni në Faqen e Internetit për të aksesuar shërbimet e ODD-së. Megjithatë ju mund të regjistroheni për të përcaktuar preferencat tuaj për dërgesa në të ardhmen apo për të personalizuar komunikimet tuaja me DHL-në.

9.2 DHL-ja do të konfirmojë regjistrimin tuaj duke dërguar një email aktivizimi, që do t'ju lejojë të krijoni një llogari dhe më pas të mund të regjistroni preferencat tuaj në mënyrë të menjëhershme.

9.3 Ju jeni përgjegjës për menaxhimin dhe përdorimin e llogarisë tuaj si dhe kredencialeve dhe fjalëkalimit perkates që përdoret per të hyrë në llogari(“Kredencialet e hyrjes”) duke përfshirë cfarë lidhet me përdorimin e këtij ose ndonjë shërbimi tjetër të ODD nga çdo palë e tretë. Ju duhet t'i mbani kredencialet e hyrjes të fshehta, t'i mbroni nga palët e treta jo të autorizuara dhe nuk duhet t'i ndani me përdorues të paautorizuar. Asnjë pretendim nuk mund të ngrihet kundër DHL në rast se llogaria juaj ose kredencialet e hyrjes përdoren nga palë të treta të paautorizuara.

10. Pezullimi i përdorimit të llogarisë së përdoruesit të regjistruar

10.1 DHL-ja ka të drejtë të pezullojë llogarinë tuaj, në mënyrë të menjëhershme dhe pa paralajmërim, në rast (i) keqpërdorimi, mashtrimi, ose përdorimi të jashtëligjshëm dhe/ose jo në mirëbesim të sajtit; (ii) DHL vlerëson në mënyrë të arsyeshme që ka një shkelje materiale të detyrimeve sipas këtyre Kushteve; ose (iii) ekziston një dyshim i arsyeshëm për një incident sigurie; (iv) duhet të kryhen veprime të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen; ose (v) një pezullim ose kufizim i tillë kërkohet me ligj, nga një vendim gjykate ose një kërkesë nga një organ qeveritar. Dështimi i DHL-së për të zbatuar të drejtat dhe/ose të fuqitë që i janë dhënë nga një ose disa dispozita të këtyre Kushteve nuk do të interpretohet si heqje dorë dhe as nuk e pengon DHL-në të kërkojë më pas, në çdo kohë, që ju të respektoni rreptësisht të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në kontratë.

10.2 Në rastet e shkeljeve materiale të detyrimeve tuaja kontraktuale, e drejta e DHL-së për të bërë mbylljen sipas pikës 11 dhe të gjitha të drejtat dhe mjetet e tjera juridike që mund të kemi, mbeten të paprekura.

11. Kohëzgjatja dhe Përfundimi i regjistrimit

11.1 Regjistrimi në Faqen e Internetit është i vlefshëm për një kohëzgjatje të papërcaktuar. Ju mund ta mbyllni llogarinë tuaj në çdo kohë. Përveç të drejtës së pezullimit sipas pikës 10, DHL-ja mund të mbyllë llogarinë tuaj pasi ju ka njoftuar me shkrim të paktën 14 ditore (katërmbëdhjetë) ditë para dhe do ta bëjë këtë nëse llogaria juaj nuk është aktive për 24 muaj. 

11.2 Në çdo rast përfundimi për çfarëdo arsye, detyrimi juaj për të paguar tarifa për ndonjë shërbim të ODD-së që e keni porositur tashme mbetet i paprekur. 

12. Vlefshmëria dhe kushtet e modifikimeve të njëanshme

12.1 Nëse ndonjë nga kushtet aktuale ose të ardhme të dispozitave bëhen jo të vlefshme ose të pazbatueshme, vlefshmëria e dispozitave të tjera mbetet po e njëjtë. Në këtë rast, dispozita e pavlefshme ose e pazbatueshme do të zëvendësohet me një dispozitë të vlefshme dhe të zbatueshme që i ngjan sa më shumë synimit dhe qëllimit të dispozitës së zëvendësuar. 

12.2 DHL-ja mund të përditësojë në çdo kohë, kushtëzojë ose modifikojë në ndonjë mënyrë tjetër Faqen e Internetit duke përfshirë përmbajtjen ose veçoritë e Faqes së Internetit por jo vetëm, ose mund të zëvendësojë Faqen e Internetit me një zgjidhje tjetër. 

12.3 DHL-ja mund t'i rishikojë këto kushte në çdo kohë. DHL-ja tregon çdo ndryshim të këtyre kushteve në Faqen e Internetit.

13. Mbrojtja e të dhënave

13.1 DHL-ja do të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaj personale dhe të dhënat e palës së tretë që ju jepni kur përdorni Faqen e Internetit dhe/ose shërbimet specifike të ODD-së (dhe nëse regjistroheni në Faqen e Internetit, ne i ruajmë edhe ato të dhëna), në përputhje me ligjet në fuqi dhe Politikën e Privatësisë së të Dhënave «Deutsche Post DHL». Informacioni i privatësisë së DHL është i disponueshëm në faqen e Njoftimit të Privatësisë. 

13.2 Për shërbime specifike të ODD-së që përfshijnë palë të treta (p.sh opsionin Dorëzim te fqinji), DHL-ja mund të përdorë të dhënat e specifikuara të adresës së palës së tretë. Duke kërkuar shërbimet përkatëse të ODD-së, ju konfirmoni se keni marrë pëlqimin e palëve të treta të përfshira. Ju pranoni t'i garantoni DHL-së vërtetim të dhënies së pëlqimit prej tyre sipas kërkesës.

13.3 DHL-ja mund të aktivizojë lidhje promocionale në Faqen e Internetit ose nëpërmjet tij. Këto lidhje krijohen nga Dërguesi dhe DHL-ja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e ndonjë faqeje interneti në lidhjet promocionale ose përfitimin e këtij promocioni.

14. Legjislacioni dhe Juridiksioni Rregullues

Përveç rasteve kur është në kundërshtim me ligjin në fuqi, këto kushte do të rregullohen nga ligjet e vendit ku DHL-ja ka selinë dhe të gjitha mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga gjykatat e vendit ku gjendet selia e DHL-së. Përjashtohet shprehimisht zbatimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për Kontratat dhe Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave”. 

PËR MË TEPËR “DHL EXPRESS ON DEMAND DELIVERY” I NËNSHTROHET KUSHTEVE TË MËPOSHTME: 

15. Dërgesat bëhen nga DHL-ja sipas udhëzimeve të dërguesit dhe siç udhëzohet nga këto kushte të ODD-së. 

16. Shërbimet e disponueshme të ODD-së përshkruhen në Faqen e Internetit.

17. Jo të gjithë shërbimet e ODD-së janë të disponueshme gjatë gjithë kohës. Për shembull, dërguesi mund të ndalojë disa shërbime të ODD-së, në këtë rast ato shërbime nuk do të jenë të disponueshme në Faqen e Internetit. Nëse ju jeni një marrës i regjistruar dhe nëse shërbimi i preferuar i ODD-së nuk është i disponueshëm, DHL-ja do të përdorë një tjetër shërbim të ODD-së të disponueshëm për dërgesë që ju preferoni, dhe nëse  nuk është i disponueshëm asnjë opsion tjetër, dërgesa do të bëhet sipas procedurave të rregullta të dërgesave të DHL-së.

18. Disa Shërbime të ODD-së mund t'i nënshtrohen kufizimeve ose udhëzimeve (si p.sh. në një vend të përshtatshëm, të sigurtë për dorëzim) siç përcaktohet në Faqen e Internetit. Ju duhet të bini dakord me kufizime dhe udhëzime dhe DHL-ja nuk është e detyruar të bëjë dërgesën në përputhje me preferencën tuaj, nëse nuk bini dakord.

19. DHL-ja do të pajtohet me shërbimin tuaj të preferuar ODD aq sa është e mundur.

20. Nëse bëni më shumë se një kërkesë për shërbimin e dërgesës ODD, DHL-ja do të marrë parasysh kërkesën fundit.

21. DHL ruan shprehimisht të drejtën, në rrethana të jashtëzakonshme, t'u dorëzojë dërgesat personave të tjerë të autorizuar (marrësit zëvendësues) ose t'i dorëzojë ato për tërheqje në një pikë shërbimi të DHL, edhe kur nuk e keni kërkuar që DHL-ja ta bëjë këtë, nëse as ju nuk jeni dhe as një person i autorizuar nuk është prezent në momentin e dorëzimit.

22. DHL-ja mund t'ju kontaktojë nëse kërkesa juaj nuk është e qartë.

23. Përzgjedhja e një Shërbimi të ODD-së kur dërgesa ka dalë për dorëzim (siç do të jetë e qartë në Faqen e Internetit) mund të çojë në një dorëzim të mëvonshëm.

24. Përgjegjësia e DHL-së mbi dërgesën përfundon me dorëzimin sipas shërbimit përkatës të ODD-së. DHL-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim që ndodh pas dërgimit.

25. DHL-ja mund të modifikojë në çdo kohë shërbimet e saj dhe shërbimet e ODD-së të disponueshme në Faqen e Internetit.